
Studio noteriale Vasil Martini mbulon te gjitha sherbimet e noterise qe perfshin dhe lejon kuadri ligjor i Republikes se Shqiperise nepermjet Dhomes se Notereve.
Me aktivitet qe ne vitin 1999 ofrojme sherbimet tona kryesisht per klientet ne Lezhe por edhe nga qarqe e rrethe te tjera nga gjithe Shqiperia duke mbuluar veprime noteriale shitje, blerje, trashegimie etj mes individive por edhe me shoqerite tregetare me akte qe kane te bejne me krijimin e tyre, me ndryshimet ne statut, ne ortakeri, transferim kuotash kapitali apo edhe mbyllje aktiviteti.
Studio Noteriale Vasil Martini mbulon gjithashtu sherbimet e noterise per disa banka ne Lezhe si Raiffeisen Bank, Banka Credins, Banka Popullore, BKT, NBG Lezhe, Tirana Bank, Fondin“Besa” dhe se fundi edhe ne degen e re te Union Bank ne Lezhe.
Nje eksperience tjeter e eksploruar me shume kujdes dhe saktesi jane marredheniet pasurore bashkeshortore, si dhe trashegimia testamentare duke ofruar te gjitha kushtet sipas ligjit per marrjen, ruajtjen dhe çeljen e testamenteve.
Pervoje te veçante ne transaksionet me pasurite e paluajtshme si troje, toka bujqesore, apartamente dhe njesi tregtare ne te gjitha format e parashikuara nga ligji.
Trajtim i veçante i eshte kushtuar edhe sherbimit ligjor per investitoret vendas dhe te huaj ne Lezhe.
Noter Vasil Martini.
Detyrat e Noterit:
- Të kryejë për personat fizikë e juridikë ato veprime që synojnë realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme, t'i sqarojë ata për të drejtat dhe detyrat që rrjedhin prej tyre, si dhe të paralajmërojë për pasojat që vijnë nga kryerja e veprimeve noteriale, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.
- Të kryejë detyrat e tij me paanësi, në bazë të ligjit dhe të betimit të bërë si noter.
- Të ruajë të dhënat me të cilat është njohur gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij dhe që përbëjnë sekret profesional.
- Të dhëna për përmbajtjen e akteve noteriale të kryera mund t'u jepen vetëm personave, në emër të cilëve janë kryer këto veprime. Gjykata, prokuroria dhe hetuesia mund të njihen me të dhëna të kësaj natyre, kur kanë filluar ndjekjet penale kundër noterit lidhur me detyrën e tij, ose kundër shtetasit që është subjekt në veprime noteriale të kryera, por gjithnjë pa u dëmtuar interesat themelore të shtetit a shtetasve të veçantë.
- Të moslejojë njohjen me përmbajtjen e testamenteve, lëshimin e kopjeve a shkurtimeve të tyre para vdekjes së trashëgimlënësit testamentar, përveç rasteve kur e kërkon vetë ai ose përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme. Të refuzojë kryerjen e veprimeve noteriale në rastet që nuk lejohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë, nga konventa ndërkombëtare, të pranuara përgjithësisht ose në të cilat ka aderuar vendi ynë.
- Të këshillojë palët që të paraqiten në organet e tatimit për efekt të pagimit të tatimit, në rastet kur kryen veprimet noteriale që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronësisë.
- Të përmirësojë vazhdimisht kualifikimin e tij.
Të derdhë kuotën që caktohet çdo vit nga Këshilli Kombëtar i Noterëve.
- Të mbajë hapur zyrën noteriale sipas rregullave të miratuara për këtë qëllim. Kur për shkaqe të përligjura noteri mungon për më shumë se tre ditë, emëron një zëvendës të tij nga noterët e dhomës, gjithnjë duke marrë pëlqimin e kryetarit të këshillit të dhomës së noterëve Në seksionet e sito-s gjenden të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me studion dhe organizimin e Noterisë.