Në këtë seksion janë të disponueshme të gjitha informacionet specifike mbi shërbimet që kryen kjo studio e mbi veprimet paraprake e të mëtejshme që kryhen në interes të klientit. Një seksion specifik u kushtohet akteve që u përkasin qytetarëve të huaj.
Studio noteriale zhvillon veprimtarinë e saj kryesisht në tre sektorë:
Sektori i Pasurive te Paluajteshme
Përfshinë të gjithë aktet, praktikat dhe konsulencën juridike që kanë për objekt pasurite e paluajtshme:
Apartamente, Njesi tregetare, ndërtesa, toka bujqësore dhe troje. Në mënyrë më të thjeshtësuar: shitblerje, dhurime, shkëmbime, ndarje, transaksione, dhënje me qira, ne huaperdorje e për shfrytëzim, etj.
Ky sektor përfshin edhe aktet që lidhen me financimin e garantuar nga hipotekimi mbi të mirat materiale: kredi, hapje kredie në llogari rrjedhëse, dhe fshirjen e hipotekës. Noteri është veçanarisht ekspert në veprimet me pasuritë e patundëshme që kërkojnë një konsulencë në fushën urbanistike e të ndërtimit.
Sektori i Shoqerive Tregtare
Përfshinë të gjithë aktet, praktikat dhe konsulencat juridike që kanë të bëjnë me shoqatat, fondacionet, shoqëritë tregetare në përgjithësi.
Në mënyrë më të thjeshtësuar:
Krijim e modifikim të shoqërive tregetare te llojeve te ndryshme, kooperativave, shoqatave, fondacioneve, shitjen e kuotave të aksioneve, shitjen e shoqerive etj. Noteri është veçanarisht ekspert ne veprimet me kapitalet e shoqërive tregtare e në fushën e shoqatave, Fondacioneve e OJF-ve.
Sektori Familia dhe Trashgimia
Përfshin të gjithë aktet, praktikat dhe konsulencat juridike që kanë të bëjnë me marrëveshjet martesore, sistemimet trashëgimore të pasurisë dhe praktikat e trashëgimisë. Në mënyrë më të thjeshtësuar: ndarjet e të mirave materiale në mes bashkëshortëve, zgjedhjen e regjimit pasuror në mes bashkëshortëve. Konsulenca, përpilimi dhe ruajtja e testamenteve sipas kritere te ligjit eshte nje detyre e veçante qe kryhet nga Noteri, duke zbatuar kerkesat e ligjit per nje trajtim te veçante, profesional dhe konfidencial. Zyra noteriale mbulon edhe ceshtjet e kujdestarise per te miturit dhe kujdestarine ligjore per pronat e te miturve apo personave qe u eshte hequr zotesia per te vepruar.
Çelja e testamentit dhe konsulenca për të vazhduar procedurën deri ne ekzekutimin perfundimtar te vullnetit te testatorit kryhet nga Noteri.
Akte me qytetarë të huaj
Në rastin kur janë palë qytetarë të huaj, studio merr masa që të verifikojë kushtet e kërkuara nga ligji për hartimin e akteve që do të thotë:
- Kushtet e reciprocitetit, mbrojtja dhe aplikimi i të drejtës për të huajt.
- Përkthimet, legalizimet dhe apostillet.
Per dokumentat e destinuar të qarkullojnë jashtë territorit shqiptar, është e nevojshme të njihet paraprakisht nga Shteti ku do të dërgohen dhe Autoriteti për të cilin prodhohen.
- Studio merr përsipër përkthimin në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhët e huaja.
- Aktet noteriale redaktohen në gjuhën shqipe. Kur i interesuari, njëra ose të dyja palët, nuk e dinë gjuhën shqipe,
- Noteri kërkon ndihmën e një përkthyesi, që pranohet prej tij dhe prej palëve, i cili përkthen gjithçka fjalë për fjalë dhe të gjitha këto përmenden në akt, ku shënohet edhe deklarimi i personave se e kanë kuptuar përkthimin.